Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, prej shumë vitesh e ka ndërtuar karrierën e saj në Itali.

Po sa i pëket jetës së saj private ajo nuk ka preferuar të ndajë informacione me publikun.

“Epo, një shok e kam edhe unë” – tha balerina muaj më parë në një intervistë duke mos dhënë më shumë informacione për jetën personale, të cilën ka dashur gjithmonë ta mbajë për vete.

Dhe te dashuria është përqëndruar edhe mbrëmjen e djeshme në “Dance Albania”, ku teksa ishte duke komentuar një prej konkurrentëve, u shpreh:

“E gjithë performanca kishte një magji, me tymin, me muzikën time, që kjo kënga është muzika dhe kënga ime e dashurisë.”, referuar “Perfect” nga Ed Sheeran.

Alketa Vejsiu nuk ngurroi ta pyeste se me kë e ka këtë këngën e dashurisë. Pyetje të cilës Pepa iu përgjigj “me dashurinë”.

Në vijim, Klaudia nuk tha shumë përveçse, ai (dashuria) nuk ishte në sallën e “Dance Albania” dhe nuk ishte në Tiranë.