Kjo është stina perfekte dhe mjaft e preferuar nga shumë njerëz! Veç freskisë e ngjyrave të bukura që vjeshta dhuron, në këtë stinë kemi mundësinë të shijojmë edhe gështenjat me një gotë vere të ngohtë.

Por a doni të dini se si t’i piqni gështenjat në mënyrë që të jenë sa më të shijshme? Ka një mënyrë. Sapo të blini gështenjat, kontrolloni ato që nuk kanë vrima dhe futini në një furrë, që të jetë e ngrohtë 220 gradë. Dhe pikërisht, këtu qëndron edhe sekreti për ndarjen e gështenjës nga lëkura.

Në mënyrë që gështenjat të piqen njëlloj të gjitha, bëjini një vije të hollë kokrrave në mes. Më pas vendosini ato në një enë, shpëlajini me ujë dhe vendosini në një tigan me ujë të ftohtë. Pasi uji të nisë të vlojë, hiqini gështenjat dhe vendosini në një enë pjekje të cekët.

Mund t’i piqni në furrë për 15 deri në 20 minuta, teksa koha mund të ndryshojë edhe në varësi të madhësisë së gështenjave.

Dhe pasi t’i keni nxjerrë nga furra, mbështillini me një peshqir kuzhine të pastër dhe lërini për 10-15 minuta. Më pas mund t’i konsumoni.