Në një moshë të caktuar, flokët në kokën tonë nisin e bien. Mendimi ynë i parë është sigurisht të bëjmë transplantim flokësh. Por kjo nuk është mënyra e vetme për të ripërtërirë flokët.

Një mënyrë mjaft efikase dhe shumë natyrale për ripërtërimin e flokëve është duke përdorur vetëm një qepë dhe një patate.

Kur flasim për perimet, ideja e parë është gjithmonë konsumi i tyre, por jo vetëm kaq. Qepa mund të ndihmojë edhe me problemet shëndetësore, përveç kuzhinës. Gjithashtum qepa mund të ndihmojë te ripërtërimi i flokëve dhe t’i sjellim ato sërish “në jetë” në më pak se një muaj. Në të tillë mënyrë kursejmë edhe para.

Por çfarë duhet për të përgatitur këtë përzierje magjike që mund të bëjë mrekulli me flokët tuaj?

Katër përbërës:

1 qepë

1 patate

Vaj kokosi

Vaj ulliri

Si përgatitet? Hapat si më poshtë:

Merrni një qepë dhe priteni në copa të vogla. Copat vendosini në një blender dhe kullojeni masën që të marrë lëngun nga qepët! Më pas qëroni një patate, priteni dhe vendoseni në një blender. Kullojeni edhe pataten që të marrë lëngun e saj. Në një tas hidhni 3 lugë lëng qepë dhe 3 lëng patate. Shtoni 1 lugë vaj ulliri dhe 1 lugë vaj kokosi dhe përziejeni. Aplikojeni këtë përzierje në të gjithë skalpin tuaj dhe në gjatësinë e flokëve tuaj! Lëreni për 2 orë dhe lani flokët!

Bëjeni këtë trajtim 2 herë në javë dhe shikoni rezultatet fantastike brenda një muaji

Ky trajtim është natyral dhe rezultatet do t’ju habisin vërtet!