Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, është kërcënuar nga vokalisti i grupit muzikor “Ilirët”. Në një intervistë për emisionin “Era Verë” në T7, këngëtari nuk u kursye aspak duke e kërcënuar publikisht atë.

“Ai e ka ditur dhe ka çuar Elvana Gjatën me kënduar. Atë Elvana Gjatën, ku ta zë diku, ia tregoj unë qejfin. Di me u bërë dhe i keq unë.

Po, mundet me qenë dhe kërcënim sepse ajo e ka ditur ngjarjen. Si guxon me dalë dhe me bërë shaka me heroin e kombit.

Ajo duhet të kishte thënë jo, nuk e këndoj këtë këngë sepse nuk e kam në repertor. Shikojeni sepse këndon vetëm pak, sepse nuk din tekstin.

Nuk mundet ajo torollake me na shitur mend këtu. Unë kam shkuar me kënduar këngën e Adem Jasharit”, tha Krasniqi mes të tjerash.