Ai është një nga artistët më të dashur shqiptarë. Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur dhe shumë të pëlqyer shqiptar, Klajdi Haruni, i cili edhe pse është shumë aktiv në muzikë, me koncerte të shumta, nuk është edhe aq shumë kur bëhet fjalë për jetën e tij private.

Këngëtari ka vendosur që atë ta mbajë gjithnjë e më shumë larg vëmendjes mediatike jetën e tij personale. Në profilin e tij në Instagram mund të shohim shumë gjëra nga jeta e tij profesionale e shoqërore, përveç jetës së tij private.

Mirëpo, së fundmi, artisti i dashur i “Threedots” ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi nga pushimet në ishujt Tropikale. Ai ka publikuar “dorën” e të partneres së tij, shoqëruar me një zemër.

Edhe pse ka zbuluar kaq pak, mjafton për të treguar që Klajdi nuk është i lirë dhe se është në një marrëdhënie dashurie. I lumtur dhe me pushime.