Moderatorja e njohur shqiptare, Klea Huta, së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa fragmente të përmbledhura në një video, ku duket me motrën e saj, Ledian.

Kjo e fundit sot feston ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë, nuk ka munguar edhe një dedikim i ngrohtë nga ana Kleas.

“Urime sot shkojnë të gjitha për ty. Për ty që bën për këdo. Për ty që nuk përton dhe kur nuk ke fuqi. Për ty që do t’i shohësh të gjithë mirë.

Për ty që fjala “dashuri pa kushte” merr kuptim. Për ty që e mban Krid më mirë se unë. Për motrën më të mirë që mund të ëndërroja, drejtoreshën, menaxheren më të mirë që mund të kisha.

Krahu im i djathtë, princesha ime e vogël, e madhe që m’u rrite.Të gëzoftë shpirti gtjithmonë, jeta motrës. Të dua sa jetën time. Edhe 100,”-shkroi Klea në shkrimin e saj.