Sipas asaj që është mbledhur nga redaksia e MilanNews.it, Sandro Tonali është rikthyer sot në Milanello ku ka kryer një punë të personalizuar së bashku me Davide Calabria dhe Ante Rebic.

Ditët e nesërme dhe të hënën grupi kuqezi do të mbajë një pushim, duke rifilluar stërvitjet direkt pasditen e së martës. Për rrjedhojë, Stefano Pioli shpreson që të tre lojtarët t’i ketë në dispozicion si grup për seancën e ardhshme të punës.

Nderkohe, vetem terapit për Theo Hernandez dhe Mike Maignan. Portieri francez eshte ai qe shqeteson me shume duke qene se lendimi mund ta mbaje jashte thuajse 3 jave ose me shume dhe do te humbiste disa ndeshje, perfshire dy ndaj Chelsea-t dhe ajo ndaj Juventusit.

Milani shpreson qe ai te mposhte kohen si beri vjet me operimin ne kycin e dores, ndersa e ka ndare mendjen: ne Champions do te jete Mirante dhe Tatarusanu, qe eshte zgjedhur per ta zevendesuar. Tashme nuk dihet kush do te luaje nga te dy.

Nderkohe, Mike Maignan do të detyrohet të ndalet për herë të dytë që kur ka veshur fanellën e Milanit. Portieri i kuqezinjve, i cili pësoi një dëmtim në pulpe me Francën gjatë angazhimeve në Ligën e Kombeve, sapo ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram, duke shtuar në mbishkrim:

“Përpiqemi per më të mirën derisa të rrëzohemi, por sigurohuni që të mos pengoheni”. Nje mesazh i qarte se Magic Mike nuk eshte nga ato qe dorezohet shpejt dhe koha e ka treguar kete edhe ne te shkuaren.