Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur në lidhje me merkaton e janarit. Ekipi i tij ka shumë probleme me dëmtimet në mbrojtje, por tekniku nuk e di nëse duhet të afrojë ndonjë futbollist në muajin janar.

“Do të shohim. Nuk e di se çfarë mund të bëjmë në janar, nuk kam asnjë ide. Ne mund të shohim për zgjidhje nga jashtë, është e qartë. Në këtë moment duhet të përballemi me situatën.

“Nuk dua të bëj krahasime, por kur mora Dortmundin gjeta dy qendërmbrojtës, Mat Hummels që ishte 19 vjeç dhe Neven Subotiç që ishte 20 vjeç. Luajta me ato thuajse në çdo ndeshje.

“Ne kemi talente këtu, 18, 19 23 vjeçarë dhe kemi shumë shumë lojtarë me eksperiencë. Në javët e ardhshme shpresoj të kemi të gjithë mesfushorët e gatshëm që mund të luajnë në role mbrojtëse. Në janar nuk e di se çfarë do të bëjmë. Nuk e kam idenë nëse do të gjejmë diçka të mirë.

“Momentalisht do të përdor djemtë që kam. Të rinjtë duhet t’i shihni në stërvitje, po mundohen që të kapin shansin e tyre të lojës. Jam i sigurt se do të bëjnë shumë mirë. Fabinho mund të luajë ndaj Leicesterit, ndërsa Thiago nuk është ende gati”, – tha ai.