“Thiago Alcantara mund të jetë një blerje e re për ne”.

Për këtë është i sigurt Jurgen Klopp, që ka folur për Sky Sports në prag të ndeshjes së madhe kundër Manchester United në kampionat.

“Është sikur ta kishim blerë tani. Është kthyer në dispozicion dhe shpresojmë që gjërat të jenë kështu për shumë kohë. Gjëja më e rëndësishme është që ai është mirë dhe është stërvitur”.

“Ka luajtur 90′ dhe 45′ në dy ndeshjet e fundit, të shohim nëse mund të luajë titullar dhe në çfarë pozicioni. Është shumë bukur që e kemi përsëri në dispozicion, është një djalë i mirë dhe një futbollist i jashtëzakonshëm”.

“Për ne është me të vërtetë një blerje e re”.