Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka komentuar barazimin 2-2 të marrë në Premier League kundër Everton-it.

“Të dy skuadrat kanë luajtur një ndeshje shumë të mirë, kemi dominuar kundër një skuadre me besim të plotë. Ndoshta ka qenë ndeshja jonë më e mirë në transfertë qëkur unë jam këtu”, ka thënë gjermani për BT Sport.

Trajnerit të Të Kuqve nuk i ka pëlqyer ajo që ka ndodhur në fundin e ndeshjes: “Unë kam parë asnjë pozicion të parregullt, por dikush ka vendosur kështu. Do të kisha preferuar të fitoja, por kam marrë përgjigjet që doja”.