Jurgen Klopp ka folur në konferencë për shtyp për ndeshjen e kampionatit që Liverpool do të luajë të dielën kundër Manchester United.

“Duhet të përqendrohemi vetëm te ndeshje, nuk duhen motivime të tjera. duam të fitojmë ndaj një kundërshtari që i meriton pikët që ka në renditje, pa menduar për mundësinë për ta kapur në krye. Kemi akoma shumë rrugë për të bërë”, ka thënë gjermani.

“Bruno Fernandes? Një lojtar i jashtëzakonshëm. Jemi përballur me Sporting-un e tij në Amerikë dhe Bruno ka bërë diferencën, duke na lënë të gjithë me gojën hapur. Manchester United ka bërë një blerje të madhe”.