“Leo, a e dini se këto ngjyra ju përshtaten vërtet?”. Kjo është “cicërima” qesharake e Catanzaro, klubit italian të futbollit, i cili postoi një foto të Messit me fanellën e Barcelonës të sezonit 2013-2014, me ngjyrat e verdha dhe të kuqe, që “gjurmonin” flamurin e Katalonjës, pikërisht të njëjtat ngjyra të klubit kalabrez, që luan në Serie C. Një “tweet” që i referohet lirisë së yllit argjentinas për të negociaur me këtë të dojë tashmë, prej 1 janarit 2021, dhe vendimit të mundshëm të bujshëm të tij për t’i lënë blaugrana-t, pas përpjekjes së bllokuar merkaton e verës së kaluar. Kuptohet, është një shaka fillimviti e Catanzaro, si për t’i kujtuar të gjithë se kontrata e Messit do të skadojë në qershor. E ardhmja e 33-vjeçarit vazhdon të jetë pezull. Pavarësisht ndryshimit në presidencën e Barcelonës, pas zgjedhjeve në shkurt, lamtumira duket zgjidhja më e mundshme për gjashtë herë fituesin  e “Topit të Artë”.