Ronald Koeman doli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Cádiz, nesër prej orës 14:00. Trajneri vlerësoi se si po ecën ekipi i tij, pasi humbi thellë kundër PSG në Ligën e Kampionëve.

Si është skuadra pas humbjes shokuese në Champions League?
Pas një disfate si ajo është pozitive që kemi një ndeshje menjëherë, për të treguar se mund të bëjmë më mirë. Ne kemi një histori të mirë në La Liga. E pranojmë atë që na ka ndodhur, por duhet të reagojmë.

Çfarë mesazhi i keni dërguar skuadrës?
Bota nuk mbaron pas një disfate. Ne duhet të analizojmë dështimet tona dhe t’i përmirësojmë gjërat. Flasim dhe stërvitemi. Kemi humbur shumë topa, duhet të vendosim më shumë intensitet. Shpresoj që lojtarët ta fitojnë nesër ndeshjen dhe besimin e lëkundur.

Cili është objektivi prioritar tani?
Jemi ende në të tria garat. Në Ligën e Kampionëve situate është shumë e komplikuar, në Kupë na mungoi fati dhe efektiviteti, por mund të kthehemi në lojë. Në La Liga varemi nga ekipi, që që rritet. Unë nuk jam negativ. Ne jemi Barça dhe kemi lojtarë të mirë, por duhet t’i vendosim gjërat në vendin e tyre.

A është Kupa e Mbretit, qëllimi kryesor?
Objektivi kryesor është ndeshja tjetër. Para kthimit me Sevilla duhet të luajmë tri ndeshje. Ajo e nesërme është shumë e rëndësishme, veçanërisht për shkak të asaj që ndodhi në mesjavë ndaj PSG. Dhe pastaj Elche, të mërkurën në shtëpi. Qëllimi është të fitojmë çdo ndeshje.

A do të kërkoni një lojtar si Haaland?
Unë kam idetë e mia për të ardhmen, por duhet të presim e të shohim kush do të jetë presidenti, pastaj flasim për të ardhmen.

A keni ndonjë problem me ekipet e mëdha?
Ne fituam kundër Juves në Torino dhe humbëm në shtëpi. Humbëm ndaj PSG, por mund ta mposhtim në transfertë. Nuk mendoj se s’mund të garojmë ndaj të mëdhenjve. Ne kemi qenë gjithmonë afër. Mund të mposhtim këdo.

A e keni ngritur dot moralin e dhomës së zhveshjes?
Nuk më shqetësojnë komentet e ashpra ndaj nesh, kjo është puna e medias. E imja është të përgatis ekipin. Mundohem të përmirësoj dhe të nxjerr në pah krenarinë e çdo lojtari të Barcelonës.

A ka rënë niveli i La Liga-s?
Jo. Ësshtë një moment specifik, që shërben për disa arsye. Zbehja është shumë e lehtë, por asnjë konkluzion i këtij lloji nuk mund të nxirret.

Si është Piqué pas PSG?
Eshtë mirë. Ne bëmë mirë që ai luajti 65 minuta. Nuk ka pasur probleme më pas, është në dispozicion.

A u fundosën lojtarët siç tha Laporta?
Eshtë normale. Të premten ishte një atmosferë më dekurajuese. Është normale që ajo humbje të ndikojë. Nëse nuk ndikon, ne nuk e meritojmë të jemi këtu. Sot i kam parë më mirë lojtarët, me entuziasëm.

Me çfarë stili mendoni se Barça mund të konkurrojë përsëri në nivelin më të lartë?
Pjesa fizike do të jetë shumë e rëndësishme për shkak të intensitetit të rivalëve dhe kalendarit. Vëmë bast më shumë në cilësinë e futbollit dhe duhet t’i bëjmë të përputhshme të dyja gjërat.

A ka ndonjë problem në mbrojtje?
Ne kemi analizuar shumë gjëra, siç është mungesa e qartësisë në prapavijë. Duhet të jeni më të përqendruar, sepse nuk kemi pastaj forcë dhe as lartësi. Të mos bëjmë gabime të kota.

Si i vlerësoni britmat e ashpra midis Piqué dhe Griezmann?
Gjatë një ndeshjeje ka shumë tension dhe gjërat ndodhin. Është mirë të kesh njerëz që reagojnë. Nuk kam asnjë problem me gjërat që ndodhin gjatë lojës, më pëlqen, diçka tjetër është më pas. Nuk më pëlqejnë lojtarët që janë të qetë. Këto janë momente të tensionit të lartë në një ndeshje.

A ka probleme fizike Sergiño Dest?
Lëndimet mund të kenë ndikuar tek ai, sepse nuk ka vijueshmëri. Është 19 vjeç, duhet të përmirësojë përqendrimin dhe agresivitetin e tij. Unë kam biseduar me të, por është i ri dhe dëshiron të mësojë. Dest është para hapit të madh të karrierës së tij.