Barcelona do të luajë finalen e Superkupës kundër Athletic Bilbaos ditën e nesërme prej orës 21:00. Trajneri Ronald Koeman foli nga konferenca për shtyp. Ai sqaroi dhe situatën me Leo Messin.

“Messi? Ai do të luajë nëse është në 100%. E njëjta gjë vlen për të dhe për çdo lojtar. Vendimi final i takon gjithmonë atij. Messi është numri një në botë. Me Messin skuadra është më e fortë, por do të mundohemi të bëjmë mirë me të ose pa të.

“Për finale nuk ke shumë nevojë të motivosh ekipin, pasi të gjithë duan të fitojnë trofeun. Athletic Bilbao e meritoi të kalonte në ndeshjen ndaj Realit. Neto i ka kërkuar klubit që të largohet dhe ne nuk e lejuam. Superkupa nuk është trofeu më i rëndësishëm, por duam ta fitojmë. Duam të tregojmë se jemi grup i fortë.