Prej disa ditësh, Einxhel Shkira është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në media. Fillimisht për shtatzaninë e saj, të cilën ajo fillimisht nuk e pranoi, ndërsa tashmë për faktin se zyrtarisht është në pritje të ëmbël dhe se së bashku me Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të parë.
Nëse në fillim, moderatores së njohur nuk i pëlqente të ndante shumë detaje nga ‘jeta e saj e re’, tashmë Einxhel ka nisur të zbulojë ditë pas dite gjëra të reja si dhe të ndajë me të gjithë ndjekësit e saj kuriozë foto me barkun e rrumbullakosur.
E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku Einxhel ka publikuar dy foto në radhë njëra pas tjetrës, e veshur thuajse e gjitha me rozë. (Nuk dihet nëse ky është një detaj që moderatorja po na jep sa i përket gjinisë së bebit që nuk e ka zbuluar ende).
Mirëpo nga dhjetëra komente komplimentuese që ajo ka marrë, sytë e Einxhelit kanë pikasur një koment që ajo ka vendosur ta tregojë për të gjithë ndjekësit e saj përmes një postimi në Instastory.
Një prej tyre i ka shkruar moderatores këtë koment: “Zemër, me këtë shtatzani aq të madhe e keni bërë punën sikur je e vetmja në botë shtatzënë”, duke marrë totalisht vëmendjen e Einxhelit, e cila ka vendosur t’i japë një shpjegim shterues në Instastory.
Mesa duket ky koment e ka revoltuar paksa moderatoren, e cila shkruan se nëse i duket gjë e vogël shtatzania, i dhimbset e ëma e djalit që e ka mbajtur 9 muaj në bark atë. Më tej, ajo vijon të shkruajë për realitetin shqiptar maskilist që nuk e trajtojnë në formën e duhur shtatzaninë.
Më poshtë edhe replika e plotë e Einxhelit: