Pak ditë më parë, Robert Aliaj, ndërsa komentonte finalistët e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, u shpreh se sipas tij Kristi duhet të jetë finalisti i katërt dhe ai duhet ta kishte fituar edhe më herët këtë status. Në deklaratën e bërë në emisionin Shqipëria Live’, Roberti tha se nuk besonte se votonin njerëzit që komentojnë në rrjete sociale, ndërsa i cilësoi këta të fundit “pabuksa”.

Mirëpo, në një tjetër video të bërë publike në Instagram-in e tij, ai ka sqaruar se deklarata e tij e cila u bë virale në rrjet nuk lidhet me të gjithë, por me profilet ‘fake’ që bëjnë komente të ulëta, kërcënime, ofendime. Roberti thotë se i respekton shqiptarët dhe nuk i ofendon dhe pse shpesh herë është kritik.

“Deklarata është nxjerrë nga konteksti. Dhe po abuzohet me qëllim manipulimi. Tani është lojë manipulimi. Kështu që dua t’ju sqaroj se deklarata ime ishte kundër profileve fallco, që fyejnë na denigrojnë dhe më keq na kërcënojnë jetën. Çka është e tmerrshme është se vajza ime vjen çdo ditë nga shkolla e na pyet:

“Çfarë ka ndodhur se na mbytën me mesazhe?” Me kërcënime, me fyerje, me fjalë që ajo disa herë nuk ia di as kuptimin, por edhe kur ua di kuptimin, është shumë fyese për një vajzë të vogël. Dhe janë gabime shumë të tmerrshme. Pra, mesazhi im i djeshëm u adresohet këtyre njerëzve të papërgjegjshëm që përdor këto mediat për të fyer, denigruar dhe kërcënuar shqiptarët e ndjeshëm.

Pra, nuk kam asgjë kundër shqiptarëve të cilëve unë kam 30 vjet që nuk kam bërë asnjë kompromis në kurriz të interesave publike. Kam pasur edhe unë mundësi të fitoj si gjithë të tjerët, por kam qenë njeri i ndershëm. Dhe në momentin e caktuar 3-4 veta ju manipulojnë juve. Unë i respektoj shumë shqiptarët. Jam kritik, por respektoj shumë njerëzit. I dua shumë dhe nuk ka shans që unë të fyej publikun shqiptar”, thotë ai.

“P.S. Po e shoh të nevojshme t’ju sqaroj se nuk e kam me fansat e askujt, sidomos me ata të Luizit, mbasi marrëdhënia e tyre brenda është shumë miqësore. Thjesht i adresohem pseudo fansave që më shumë po dëmtojnë sesa po ndihmojnë personazhet respektive”, përfundon Roberti në videon e publikuar në rrjetet e tij sociale.