Pa distancim social, pa maska, por me rezultatin e një testi anti-Covid negativ në xhep. Janë këto disa nga kushtet për të marrë pjesë në një koncert të grupit muzikor Blossoms, që do të zhvillohet në “Sefton Park”, në Liverpool (Angli), më 2 maj.

Bëhet fjalë për një event-test që do të zhvillohet në Angli nga ana e qeverisë britanike, për të parë situatën post-Covid. Të gjithë personat do të kryejnë më pas nga një test anti-Covid edhe pas koncertit, për të parë nëse eventi ka qenë i suksesshëm apo jo.

Gjithsej të pranishëm do të jenë 5000 persona, që do të kryejnë edhe një test të shpejtë para se të hyjnë në sallë (rezultati del për 30 minuta). Pas koncertit do të ketë një test të dytë dhe të dhënat do t’i kalojnë sistemit shëndetësor kombëtar (NHS).

Po bëjmë një hap përpara për të patur një sezon veror më të gjallë se ai i vjetshmi. Rezultatet e këtij koncerti do të na ndihmojnë për të zhvilluar edhe evente të tjerë në të ardhmen. Duam të shohim nëse vaksinimi i popullsisë ka dhënë efekt apo jo”, tha sekretari i shëndetësisë britanike Matt Hancock.