Noizy, reperi i njohur shqiptar, ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e tij, si dhe ka folur për koncertin mega-gjigant që quhet “Alpha Show”, duke zbuluar detaje interesante…

“Kam pasur ëndërr, mbase jo të jem artist i muzikës por aktor. Flija gjumë duke menduar se një ditë do të kthehem në Shqipëri dhe do të isha aktor. Ja ku jemi sot, mbase jo aktor por artist.”, tha reperi.

“Falë zotit dhe marrëdhënieve të mira që kemi me repistët e Evropës, do të bashkohemi të gjithë bashkë. Unë jam habitur sepse mezi po presin të vijnë në Shqipëri.

Çuditërisht, mezi po presim që të vijnë në Tiranë. Më thonë që duam t’ju tregojmë fansave se sa respekt kemi për ju dhe ne do t’ju tregojmë shqiptarëve se sa na vlerëson bota.

Do të zgjasë 4-5 orë. Dyert do të hapen nga ora 6. Do të jetë spektakël më vete, është skena më e madhe që do të jetë ndonjëherë në Shqipëri.

Do të filmohet me kamera të atilla që dhe pas 20 vitesh kur të shihet, do të ngjajë akoma shumë bukur. Do të bëhet dokumentar”, u shpreh Noizy per ABC.