Çifti shumë i njohur nga publiku, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, do të martohen së shpejti. Lajmin e ka konfirmuar vetë Armina, e cila ka zbuluar edhe detaje të tjera nga dasma e shumëpritur.

Armina tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit: “Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim  në 2020 por kishim pandeminë.

Është në fund të shtatorit por datën do e zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë”, tregoi ajo në “Goca dhe Gra”. Më tej, Armina tregoi se fustanet i ka gati, pasi dasma e çiftit ishte planifikuar që në vitin 2020, por u shty për shkak të pandemisë.

Ajo theksoi se Vivienne Westwood ka qepur një fustan enkas për të. “Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Ëestëood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”, u shpreh Armina.