Në eisionin e dashurise “Përputhen”, përveç njohjeve dhe romancave të reja, tregohen edhe histori të kaluara që mund të kenë lënë gjurmë në kujtimet e konkurrentëve.

Orsiola ka treguar gjatë takimit katër minutësh me Petron, lidhjen e saj të vetme që ka pasur, e cila kishte zgjatur katër vite dhe i kishte lënë një shije mjaft të hidhur.

Ajo ka treguar se xhelozia e ish-partnerit të saj kishte arritur deri në pikën që vetë ajo të mos e donte veten: “Kam pasur një lidhje të keqe.

Personi tjetër ishte shumë xheloz e më pengonte në shumë gjëra. Nuk dilja nga shtëpia sepse ai më bënte të mos e pëlqej veten.

Më vuri GPS në makinë. E kisha shumë të vështirë të ndahesha se më thoshte do të vij në shtëpi, unë në shtëpi jetoj me prindërit. Gjëja më e mirë që kam bërë është që jam ndarë me të. Ishte katër vite lidhje dhe kur e nisa isha 16 vjeçe.