Koreja e Veriut vijon të izolohet gjithnjë e më shumë nga pjesa tjetër e botës. Së fundi, qeveria koreano-veriore ka vendosur të ndalojë veshjen e xhinseve, prerjen e e papërshtatshme të flokëve si dhe shfaqjen në television të filmave të huaj, sidomos atyre të prodhuar në Korenë e Jugut.

Qeveria e Kim Jong-un ka vendosur të marrë masa të ashpra ndaj atyre që shkelin këto ligje të reja, deri në dënim më vdekje, punë të detyrueshme e rëndë fizike apo dërgim në kampe riedukimi e burgim. Vetë Kim Jong-un u ka shkruar një letër rinisë së këtij vendi, duke i kritikuar për shfaqjet e huaja.

Kohë më parë është ndaluar edhe përdorimi i internetit, ndërsa tani nuk do të lejohet as veshja e xhinseve, vendosja e piercing (konsiderohet stil kapitalist), fustanet e shkurtra  e mjaft të tjera. Personat që dalin kundër këtyre masave apo inkurajojnë ato rrezikojnë me jetën e tyre apo dënime deri 15 vite burg.