Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar gati 3.5 milionë viktima nga pandemia Covid-19, shifër që konfirmohet nga “John’s Hopkins University”. Më saktë, shifra e viktimave në të gjithë botën deri më sot është 3.487.480-vetë.

Ndërsa numri total i personave të infektuar është mbi 167 milionë në të gjithë botën. Deri më tani, janë aplikuar te njerëzit më shumë se 1 miliardë e 670 milionë vaksina anti-Covid.

Amerika vijon të jetë vendi më i prekur nga pandemia, me më shumë se 33 milionë të infektuar dhe me më shumë viktima (590 mijë). Në vendin e dytë është India, me 26.7 milionë të infektuar dhe 303 mijë viktima, ndjekur nga Brazili e Franca.