Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u shpreh sot se niveli i infektimeve në botë është ulur ndjeshëm krahasuar me javën e kaluar.

Sipas OBSH-së, gjatë javës së kaluar (java e parë e shkurtit), në botë janë regjistruar 3.1 milionë të infektuar nga Covid-19, ose 17% më pak krahasuar me javën paraardhëse (java e fundit të janarit).

Kjo tregon se pandemia po pëson një ulje në shifra në botë edhe pse në Shqipëri po ndodh e kundërta, ku infektimi ka prekur kuotat maksimale që kur ka nisur pandemia.

Ky nivel i regjistruar në botë gjatë javës së kaluar është më i ulti që nga tetori 2020, çka jep shpresa për të ardhmen, sidomos tani që vaksinimi ka gati 2 muaj që ka nisur. Ulje të infektimeve ka patur edhe në Amerikë, 19% më pak krahasuar me javën e fundit të janarit.