Në Brazil, pandemia Covid-19 vijon të regjistrojë shifra të larta. Madje në 24 orët e fundit, në shtetin amerikano-latin është regjistruar numri rekord i viktimave. 2.286.

Kjo shifër është regjistruar ditën e mërkurë, ndërkohë që numri i të infektuarve ka qenë 79.876. këto shifra rekord Brazili nuk i kishte arritur kurrë më parë.

Lajmin e konfirmoi Këshilli Kombëtar i Shëndetit. Që nga nisja e pandemisë, në Brazil janë infektuar 11.2 milionë njerëz, ndërkohë që numri i viktimave ka kaluar shifrën e 271 mijë personave.

Brazili është vendi i tretë në botë më i prekur nga Covid-19 dhe me shumë gjasa do të kalojë edhe Indinë nëse vijon me këto shifra. Ai mbetet vendi më i prekur në Amerikën Latine.