Rasti i parë me koronavirus është regjistruar edhe në malin Everest, maja më e lartë e botës. Një alpinist, anëtar i një ekspedite alpinistike, ka dalë pozitiv dhe është transportuar me helikopter në spitalin e Katmandu, në Nepal.

Lajmin është konfirmuar nga “Daily Mail”, që ka shtuar se pjesa tjetër e grupit të alpinistëve ndodhet në karantinë në kampin bazë.

Fillimisht u mendua se mos personi i infektuar me Covid-19 ishte ndjerë keq për shkak të edeme pulmonare. Pasi mbërriti në spital kreu tamponin dhe u konfirmua se ishte pozitiv.

Ky rasti i parë me koronavirus në malin Everes, qët vjen pas rihapjes së ngjitjeve, të cilat ishin pezulluar disa muaj për shkak të pandemisë. Vetëm këtë prill autoritetet dhanë “OK”-in e tyre për të rinisur ngjitjet në malin Everest, maja më e lartë në botë.

Nepal ka bërë me dije se të gjithë udhëtarët që hyjnë në këtë vend duhet të bëjnë një test anti-Covid në vendet e tyre dhe të dalin negativë para se të nisen.