Kosova ka zhbllokuar takimin që po luhet tani në Belfast për grupin C në Ligën e Kombeve. Goli u shënua nga Vedat Muriqi, që bëri një goditje të fuqishme drejt portës.SHIH VIDEON

Kronologjia e ndeshjes: 05′-Muslija ka një rast të mirë për të shënuar, por ndalet nga portieri i Irlandës së Veriut, pas tij topi shkon te Rashica, por as ai nuk ia del.

10′-Tjetër rast për Kosovën, Muriqi humbet një super rast, por më pas topi shkon te Rashica, por dardani ndalet nga Peacock-Farrell.

13′-Pas një goditje nga këndi, Muriqi tenton të gjejë rrugën drejt rrjetës me kokë, por nuk ia del, pas tij Aliti nuk ia del të gjejë kuadratin e portës për të shënuar.#

23′-Muslija tentoi të gjente rrugën drejt rrjetës me një goditje dënimi, por u ndal nga Peacock-Farrell. 43′-Charles kalon mbrojtjen e Kosovës dhe kërkon të gjejë golin, por ndalet nga portieri Muric.

Mbyllet me barazim pa gola pjesa e parë e Irlanda e Veriut-Kosova. 57′-Gooool! Super goditja e Muriqit i jep avantazhin Kosovës.