Kosova ishte shumë pranë fitores së madhe në Belfast ndaj Irlandës së Veriut, por dardanët vuajnë nga ‘sindroma e shqiptarëve’ që pësojnë gol në minutat e fundit.

Ndeshjen e filluan më mirë dardanët, pasi në minutat e parë krijuan raste të shumta. Ishte Milot Rashica që kishte dy raste të mira shënimi, pas tij ishte edhe Florent Muslija që tentoi, por as ai nuk u tregua i saktë.

Raste u krijuan edhe për kapitenin, Vedat Muriqi, por rrjeta e irlandezëve nuk u tund.Kështu pjesa e parë në Belfast u mbyll pa gola.

Në 45 minutat e dyta ndeshja u bë shumë e bukur, ku u shënuan edhe 3 gola. Vedat Muriqi shënoi një gol të bukur, për t`i dhuruar epërsinë Kosovës në minutën e 58′.

Në minutën e 82` pas një kundërsulmi ishin irlandezët që shënuan, me anë të ëhyte. Në minutat shtesë Irlanda shënoi sërish, me anë të Magennis,

Me këtë humbje Kosova mbetet në vendin e dytë me gjashtë pikë, kurse Irlanda ka pesë në vendin e tretë. Ndeshja e fundit në grup Kosova e luan në shtëpi ndaj Qipros.