Ai është një nga personazhet më të njohur të TikTok-ut. Kozak Braçi është bërë i njohur falë Instagramit fillimisht me videot e tij, e tashmë është pjesë e pandashme e TikTok-ut.

Pas famës që ka arritur tashmë jo vetëm në Shqipëri, ai ka vendosur të hedhë një hap të madh në jetë. TikToker-i i njohur shqiptar ka vendosur t’i japë fund beqarisë dhe të fejohet.

Ka qenë vetë Kozaku, ai i cili e ka dhënë këtë lajm, pas disa postimeve në rrjete sociale. Prej disa kohësh ai ka qenë në një lidhje me modelen Denisa Bajramaj.

Ditën e sotme ata kanë vendosur ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me fejesë, duke surprizuar kështu të gjithë ndjekësit e tyre.

Në fotot e publikuara në Instastory, shihen unazat e fejesës dhe një buqetë me trëndafila, si edhe vetë çifti që kanë pozuar.