Don Xhoni është një nga personazhët më në zë të momentit në Shqipëri. I njohur për disa hite që kanë bërë mjaft bujë e që janë pritur shumë mirë nga publiku, ai është kthyer në një nga reperët më të preferuar të të rinjve.
Artisti shqiptar nuk është i ndjeshëm vetëm te ndjekësit e fansat e tij, por si duket edhe te familja e tij. Përveç këngëve, ai ka vendosur t’i bëjë një dhuratë mjaft të veçantë prindërve të tij.
Kjo mund të quhet edhe dhurata e jetës për ta, pasi reperi u ka blerë një vilë.
Në një postim në rrjetet e tij sociale, Don Xhoni ka publikuar një foto të njerëzve të tij më të rëndësishëm, teksa shkruan se nuk i duhet asgjë më shumë në jetë, veçse t’i shohë ata duke qeshur dhe krenarë me të birin.
“E çka më duhet ma shumë në jetë sesa kur i shoh këta dy duke qeshur kaq krenarë me djalin e vet. Ju dua e gëzofshi vilën” – shkruan Don Xhoni krah fotos së publikuar në Instagramin e tij.
Një dhuratë vërtetë speciale, e sidomos kur bëhet fjalë për prindërit.