A e dinit që Arjan Konomi dhe Arbana Osmani nuk kanë më një marrëdhënie të mirë mes njëri-tjetrit? Dhe kjo ka ardhur si pasojë e një deklarate të opinionistit përpara disa javësh.
Por çfarë ka ndodhur?
Opinionisti i njohur, dikur i Big Brother Albania, e tashmë prej dy vitesh i programit ‘Përputhen’, Arjan Konomi ka treguar se moderatorja e njohur shqiptare Arbana Osmani i ka bërë ‘unfollow’, ose më saktë, e ka hequr nga lista e ndjekësve opinionistin.
Këtë gjë e ka zbuluar vetë Arjani gjatë një videoje live në TikTok, teksa ai tregon se ky veprim i moderatores mund të ketë ardhur si pasojë e një komplimenti që ai mund të ketë bërë për bashkëpunëtoren e tij në ‘Përputhen’, Bora Zemani.
Arjan Konomi ka deklaruar përpara disa muajsh që Bora Zemani është prezantuesja më e mirë në Shqipëri dhe sipas tij, pas kësaj deklarate ka ardhur edhe ky reagim i Arbanës, duke e hequr nga lista e njerëzve që ajo ndjek.
Ndërkohë, Arjani vijon ta ndjekë ende moderatoren në Instagram, por nuk dihet se sa e vërtetë është kjo deklaratë e opinionistit në TikTok.