Prej disa muajsh, Florian Binaj po e shohim në një rol të ri në media, si moderator.

Së bashku me Arilena Arën, ai drejton emisionin investigativ “Piranjat” në ABC News Albania.

Flori ishte i ftuar ditën e sotme në programin e pasdites në Abc News Albania, që drejtohet nga Ermal Peçi, ‘Abc-ja e Pasdites’, ku ka rrëfyer shumë të pathëna, që nga familja, tek aktivizimi i tij në politikë, si edhe për karrierën e tij.

Në një lojë me moderatorin, ku Flori duhet t’i përgjigjej brenda 5 minutave shumë pyetjeve.

Mirëpo, në këtë pyetësor, atij i është dashur të komentojë me një fjalë disa prej ish-kolegëve të tij në Portokalli.

Flori ka befasuar teksa ka etiketuar Ermal Mamaqin si “jo të vërtetë”, ndërsa i janë dashur disa sekonda ta mendonte nëse duhet ta thonte apo jo.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dy ish-kolegëve, por presim se ç’ka për të thënë Mamaqi për këtë koment.