Së fundmi, janë ngritur dyshime për raportet mes moderatores së “DWTS” Bora Zemanit, dhe konkurrentes Megi Pojani. Kjo pasi moderatorja po iu rikujtonte anëtarëve të jurisë kritikat që i bënë Megit për performancën e javës së kaluar.

Sa i përket kësaj jave, juria dha komente pozitive për Megin. Përveç videos që po qarkullon, një tjetër detaj që i shtohet aludimeve për marrëdhënien e Megit me Borën, është fakti se në videon e plotë të emisionit, të publikuar në kanalin e ‘YouTube’, ky fragment mungon.

Në fakt, puntata e fundit e “Dancing with the stars”, nuk ka asnjë fragment nga komentet e jurisë për konkurrentët. Këtë gjë e sqaroi edhe vetë moderatorja Bora Zemani, duke reaguar menjëherë pas lajmeve që qarkulluan. Në një postim në “Insta Story”, Bora udhëzon ndjekësit se ku mund të shikojnë punatëtn e plotë të eisionit, teksa sqaron:

“Këtu mund të ndiqni episodin e plotë të DWST edhe pse për efekt kohe disa momente janë prerë, por gjithçka tjetër (klipet e konkurrentëve, komentet e jurisë) mund t’i shihni në faqen e Top Channel në YouTube. Ndërkohë ne kemi nisur përgatitjet për super spektaklin e së premtes”, shkroi Bora Zemani…