Marrëdhëniet e Papu Gomez me trajnerin Gianpiero Gasperini janë krejtësisht të thyera. Kapiteni nuk po luan dhe duhet të gjejë ekip tjetër, pasi trajneri është i vendosur që të mos e falë pas përplasjes me të.

32-vjeçari po mendon të ndryshojë skuadër dhe së fundmi në skenë ka dalë Sevilla. Lojtari mund të huazohet me detyrim blerje në fund të sezonit. Shifra pritet të jetë modeste vetëm për 8 milionë euro.

Ekipi i Atalantës nuk e ka shkëlqimin e sezonit të kaluar, por sërish janë një skuadër që duhet respektuar. Bergamezët vazhdojnë garën e tyre për kreun e renditjes, por pa kapitenin Papu Gomez.