Olta dhe Qetsori patën një bisedë veçmas në lavanderi, ku folën për lojën e disa prej banorëve.

Olta u shpreh se Luizi po e ngacmon Kristin, pasi do ta marrë atë në finale, duke qenë se fitoren e ka të sigurtë përballë tij.

Ajo tha se Kristi dhe Luizi e kanë shumë gabim që merren me të tani, pasi ajo ka tre muaj në shtëpi dhe lojën nuk do e lëshojë për 40 ditë.

Të njëjtën gjë që i tha Deas, Olta ia tha edhe Qetsorit. Sipas saj, banorët janë në Kavalishencë, të gjithë me pushime dhe se ata kanë frikë të merren me Luizin.