Uji i tualetit së shpejti mund të riciklohet nga banjat tona në ujë të pijshëm të shijshëm. Kompanitë e ujit janë në kërkim të zgjidhjeve të reja për të përballuar krizën e ujit.
Sistemet “Toilet to tap” (nga banja te rubineti) do të depozitonin ujin e tualetit në lumenj pranë impianteve të trajtimit. Prej aty mund të mblidhet dhe të shndërrohet në ujë të pijshëm në një proces që mund të jetë gati brenda vitit 2030.
Sipas kreut të Agjencisë të Mjedisit në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit duhet të fillojnë të jenë “më pak tekanjoz” për ujin e pijshëm të nxjerrë nga ujërat e zeza.
Në një artikull në Sunday Times, James Bevan tha se një vendim i tillë mund të jetë “jopopullor”, por ai është “përsosmërish i sigurt dhe i shëndetshëm” dhe do të ndihmojë në trajtimin e thatësirës që ka kapluar Evropën.
“Uji është një burim i çmuar”
James u bëri thirrje të gjithëve që të ndryshojnë mënyrën se si mendojmë për ujin: “Ai duhet trajtuar si një burim i çmuar, jo si një e mirë falas”.
Dhe më pas ai shtoi: “Duhet të kujtojmë se nga vjen uji. Sa më shumë që thithim, aq më shumë i thajmë ato burime dhe stresojmë natyrën dhe jetën e egër”.
Ai përfundoi: “Qeveritë e ardhshme do të duhet të tregojnë forcë politike edhe me zgjedhje që mund të duken jopopullore”.