Kroos gjithmonë flet hapur. E ka bërë këtë përsëri në podcastin e tij javor. Mesfushori gjerman ka folur me shumë sinqeritet për hapin zhgënjyes të Lopetegui te Real Madridi: “Shkarkimi i Lopetegui ishte ai që më lëndoi më shumë personalisht, sepse po flasim për një trajner dhe njeri të nivelit të parë. Ai thjesht kishte një moment të ndyrë, kur u bë trajner këtu. Unë isha shumë i lumtur për të, kur fitoi Ligën e Europës me Sevilla, e meritonte”.

Nuk është hera e parë që Kroos vlerëson pozitivisht kalimin e Lopetegui përmes Real Madridit, pavarësisht nga fakti se rezultatet nuk e shoqëruan atë dhe zgjati vetëm disa muaj, më 2018, si trajner i të bardhëve: “Personalisht mendoj se bëri një punë të shkëlqyeshme, por ishte i pafat. Dhe nëse nuk keni rezultate, nuk është gjë e mirë për klubin”.