Në këto momente po vazhdon akoma dasma e shumë përfolur mes Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit, që vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre pas 10 viteve.

Mamaja e Arminës, Mimoza Mevlani ka suprizuar çiftin mbrëmjen e sotme në ditën e tyre më të bukur, duke performuar Live.

E veshur me të zeza, ajo këndon një këngë italiane në dasëm, ndërkohë që balerinat e shoqërojnë duke kërcyer dhe dukë krijuar një atmosferë shumë të bukur.SHIH VIDEON

Ndërkohë Sali Berisha në hapje të dasmës me një gotë verë në duar ka falenderuar të gjithë të afërmit dhe miqtë që i janë bashkuar në gëzimin e tyre.

“Të dashur familjarë, të dashur miq. E dashur Arben dhe Mimoza. Të dashur dhe Armina dhe Shkëlzen. Dasmat fjalime nuk duan, ndaj dhe unë shkurt dua të them dy fjalë.

Dua nga zemra të uroj Arminën dhe Shkëlzenin të cilët kurorëzuan dashurinë dhe miqësinë e tyre disa vjeccare sonte në këtë ceremoni, këtë dasëm me miqt të afërmit e tyre”, dëgjohet të thotë ish-kryeministri.