Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka dalë pozitiv me Covid-19 dhe ka nisur një periudhë izolimi për të paktën 10 ditë. 44-vjeçari ka marrë deri më tani vetëm 1 dozë të vaksinës anti-Covid dhe të enjte e të premten ka qenë në takimin e këshillit europian, ku morën pjesë liderët e 27 vendeve të Europës, që janë në panik.

Kjo ka sjellë alarmin te krerët e tjerë të BE-së, por deri më tani asnjë prej tyre nuk ka dalë pozitiv. “Janë respektuar masat anti-Covid gjatë atij takimi dhe nuk kemi qenë pranë njëri-tjetrit”, thanë drejtuesit e BE-së, që shtuan se kryeministri i Luksemburgut ka shfaqur simptoma të lehta dhe do të kryejë funksionet nga shtapia.