Një shërbim fotografik i kryeministres finlandeze ka ndezur një debat mbi seksizmin në vend.

Sanna Marin ka pozuar për numrin e tetorit të revistës Trendi me një veshje pa këmishë poshtë.

Revista ka marrë kritika të ashpra në rrjetet sociale menjëherë pas publikimit.

Më të skandalizuarit kanë qenë meshkujt, të cilët nuk e kuptonin sesi kryeministria mund të dilte në një revistë femrash gjatë një kohe që qeveria po luftonte me pandeminë.

Por historia flet për vështirësinë për të bashkuar punën me jetën familjare dhe ka marrë një mbështetje të madhe në rrjetet sociale.

Si përgjigje, gra dhe burra kanë publikuar imazhet e tyre me një veshje të ngjashme me atë të kryeministres me hashtag-un #imwithsanna.

Sanna Marin është bërë kryeministrja më e re në botë qëkur ka marrë detyrën në moshën 34 vjeç në 2019-ën.