Pas disa vitesh në Itali, këtë sezon të ri televiziv Kledi Kadiu u rikthye në Shqipëri në rolin e kryetarit të jurisë së “Dancing With The Stars”. Kadiu së fundmi ka qenë i ftuar në “Wake Up” ku ka ndarë me shikuesit shumë detaje nga eksperienca e tij në spektaklin e kërcimit dhe jo vetëm.

Ai ka folur gjithashtu edhe mbi marrëdhënien e tij me anëtarët e tjerë të jurisë. Pyetjes si është marrëdhënia me anëtarët e tjerë të jurisë, Kledi iu përgjigj: “Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Por nuk kemi kohë të dalim bashkë. Unë vij të enjten nga Italia për provat gjenerale dhe largohem të shtunën, një ditë pas emisionit.

Valbonën e njoh që nga “12 vallëzime pa një të shtunë” në vitet ’90. Me Dalinën dhe me Mandin e kemi një ‘feeling’ shumë të mirë. Respektojmë njëri-tjetrin.” Kryetari i jusisë së “DWTS” në këtë intervistë u pyet edhe mbi projektet e tij të ardhshme. Kadiu u shpreh se për momentin është i fokusuar në këtë spektakël, impenjim i cili sipas tij nuk është diçka e vogël.

“Ka qenë një kthim shumë i bukur. Por të shohim se si do të shkojë më vonë. Deri tani jam shumë i kënaqur, nuk është diçka e vogël”, u shpreh mes te tjerash Kledi Kadiu.