Gjatë një ankandi të videokasetave në Teksas të organizuar nga Heritage Auctions, një kasetë VHS e filmit të famshëm “Back to the Future” u shit për 75,000 euro. Një shifër shumë e lartë, e cila megjithatë ka një arsye specifike.

Pronari i mëparshëm ishte aktori Thomas Wilson, i cili luan ngacmuesin Biff Tannen në filmin e famshëm të drejtuar nga Robert Zemeckis. “Back to the Future” (dhe vazhdimi) ishte një sukses i madh.

Videokaseta e filmit me Michael J. Fox dhe Christopher Lloyd doli në treg në vitin 1986, dymbëdhjetë muaj pas daljes në kinema të filmit.

Surpriza e Thomas Wilson

Videokaseta e shitur në ankand përmbante një shënim të shkruar me dorë nga Wilson: “Kjo është një videokasetë e daljes së parë në VHS të Kthim në të Ardhmen, që më është dërguar në atë kohë nga producentët.

“Meqë e dija që aparatet për VHS do të ishin përgjithmonë, e ruajta për më vonë, por tani nuk mund të gjej një aparat për VHS. Kështu që shijojeni!”.

Në fund të muajit, Ankandi Entertainment Memorabilia Live do të nxjerrë në shitje skuterin fluturues rozë. Edhe për këtë objekt mund të arriheshin shifra që shkojnë nga 80 mijë deri në 120 mijë dollarë.