Kjo e hënë e 12 shtatorit do të karakterizohet nga një mot i alternuar me kthjellime e vranësira gjatë gjithë ditës.
Kryesisht ultësira perëndimore do të jetë në ndikimin e kthjellimeve, teksa sipas Meteoalb, vranësirat do të jenë më të dukshme në zonat malore.
Në gjysmën e dytë të ditës, vranësirat do të shfaqen në thuajse të gjithë territorin, por nuk priten reshje shiu.
Temperaturat do të rriten lehtë këtë të hënë, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.
Era pritet të fryjë në det mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke shkaktuar dallgëzim deri në 4 ballë.