Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e një moti të alternuar me kthjellime e vranësira të shumta gjatë ditës së sotme. Pritet që në zonat malore të ketë edhe reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.

Parashikohet që gjatë pasdites, të rrezikojnë nga shirat edhe një pjesë të mire të zonave qendrore por sasia e tyre do të jetë e pakët. Gjatë natës i gjithë vendi do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët por shumë të ftohtë, si pasojë e masave të ftohta me origjinë Lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 11°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim deri në 2 ballë.