Territori shqiptar, edhe përgjatë kësaj fundjave, ashtu sikurse e gjithë java që lamë pas do të jetë e dominuar nga një mot i i alternuar me kthjellime e vranësira. Paraditja do të mbizotërohet kryesisht nga kthjellimet, teksa vranësirat priten në zonat malore.

Gjatë pjesës së dytë të ditës, sipas Meteoalb, parashikohet që këto vranësira të shfaqen edhe në zonën e ulët të vendit, por që nuk do të ketë rrezik për reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 26°C, ndërsa sa i përket erës, ajo do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.