Shqipëria do të vijojë të jetë edhe sot nën dominimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta, por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash paraqiten zonat malore.

Përgjatë orëve të pasdites, vranësirat do të jenë më të dendura dhe më të theksuara në verilindje dhe juglindje të vendit duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C. Sa i përket erës, ajo do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.