Nje nga moderatoret më të njohur dhe të pëlqyera nga publiku, Fjoralba Ponari, u njoh fillimisht si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’.

Më pas, ajo nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. Tani, Fjoralba prezanton programin e humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin “Më thuaj një dëshirë”.

E në bisedat që Fjoralba bën me ndjekësit e saj, pyetjet janë shumta dhe prezantuesja zgjedh t’ju përgjigjet disa prej tyre për të shuar kureshtjen që ka mbi jetën e saj personale dhe profesionale. Për sa i përket kësaj të fundit teksa është pyetur nëse do të ketë një tjetër projekt televiziv përpos ‘Portokallisë’, bukuroshja është përgjigjur kështu:

Jo, gjasat janë shumë të mëdha që këtë sezon do jem e angazhuar vetëm me ‘Portokallinë në televizion, sepse përtej kamerave kemi marrë një iniciativë bashkë me miqtë e mi që është në funksion të njerëzve që kërkon shumë energji, shumë përkushtim, do ta ndajmë gjithë rrugëtimin me ju”, shkroi ajo.