Ajo është një nga moderatoret më të njohura dhe shumë e dalluar për artikulimin e saj të qartë.

Deri para pak kohësh e kemi parë në çdo emision me kolegen e saj, Fatmën, ndërsa këtë sezon ajo vendosi të ndërmarrë një sfidë personale, duke drejtuar programin e saj në një nga mediat shqiptare.

Bëhet fjalë për Aulona Mustën, e cila është bërë e njohur fillimisht për opinionin publik si banore e “Kafazit të Artë”, ndërsa më pas si gazetare e moderatore.

Aulona është një nga personazhet më aktive të shoëbiz-it në rrjete sociale, ku herë pas here tregon momente nga jeta e saj private dhe profesionale.

Së fundmi ajo ka zhvilluar edhe një intervistë virtuale me ndjekësit e saj, teksa ndër pyetjet e bëra, Aulona vendosi t’i përgjigjej edhe një pyetje që mund ta shmangte.

Një prej tyre e pyet se ‘ku i gjen paratë që bën pushime apo nga burri me kanabis’. Pa komplekse, moderatorja e njohur i tregon burimin e saj të të ardhurave, teksa zbulon se përveç punës në media dhe punës së partnerit, ajo është edhe pronare e tre bizneseve, si edhe profili i saj i Instagramit që është një tjetër biznes.

Aulona zbulon edhe projektet për të ardhmen, teksa planifikon të ndërtojë dy biznese të tjera. Më tej, në përgjigjen e saj, ajo e pyet se si i ka bërë ndjekësi paratë e tij dhe i tregon edhe një sekret të vogël me shaka.