Big Brother Albania Vip ka qenë një nga emisionet më të mndjekur në historinë e televizionit shqiptar. Një emision që ka përçarë publikun dhe madje familjet.

Protagonistët aboslut të emisionit kanë qenë Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj, respektivisht fituesi dhe nën kampioni i edicionit të parë të BBV.

Megjithatë, për të dy është vazhduar të flitet edhe pas përfundimit të emisionit veçanërisht pas videos së publikuar ngë Veshaj menjëherë pas daljes nga shtëpia.

Aktori dhe prezantuesi publikoi një video në rrjetet sociale ku premtonte se do të ndërtonte 4 shtëpi për familjet në nevojë, duke ftuar edhe Ilir Shaqirin të bëhej pjesë e projektit.

Një ftesë që është refuzuar nga balerini dhe Veshaj nuk ka folur më në lodhje me nismëën e bamirësisë. Megjithatë, tema është kthyer në vëmendje në emisionin e tij, kur një i ftuar e ka pyetur në lidhje me projektin.

“Ku i ke 4 shtëpitë që ke premtuar?”, ka qenë pyetja e të ftuarit që ka vënë në siklet Donaldin, i cili është përgjigjur në këtë mënyrë:

“Po katër shtëpi sepse janë shumë njerëz që komentojnë ‘jo po ky duhet t’i kishte bërë ato shtëpitë’. Jam duke u marrë me rastet, kam premtuar dy shtëpi në Kosovë dhe dy shtëpi në Shqipëri'”.