Kuba po zhvillon një vaksinë të sajën ndaj Covid-19. Vaksina do të quhet Soberana 02 dhe do të prodhohet nga Instituti Epidemiologjik Kubanez “Finlay”.

Pasi kjo vaksinë të aprovohet ajo do t’i ofrohet gratis të gjithë popullsisë së ishullit të Karaibeve, por edhe turistëve që do të vijnë ato për ta vizituar.

Kjo është konfirmuar nga drejtori i institutit, Vicente Verez, që njëkohësisht ka garantuar edhe sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.

Vaksina Soberana 02 aktualisht ka hyrë në fazën e tretë të eksperimentimit, me 150 mijë doza për t’u aplikuar te vullnetarët. Ajo është e sigurt dhe ka treguar një fuqi të fortë të imunizimit.

Krijon një memorie të imunitetit me jetëgjatësi të konsiderueshme. Përveçse prodhon antitrupa bën të mundur që ato të zgjasin për një kohë të gjatë”, tha Verez.