Theo Walcott, sulmuesi aktual i Southampton, ka pasur një karrierë të rëndësishme. 31-vjeçari ka kaluar shumë vite me Arsenal-in, gjatë të cilëve ka kaluar shumë momente të veçanta. Nga zgjedhja e numrit të fanellës te Topçinjtë – 14 e mbajtur nga Thierry Henry, – deri te sfidat me Barcelona-n e Leo Messi-t.

“Në fillim doja fanellën me numër 8”, ka thënë Walcott mbi kalimin e tij tek Arsenal në 2006-ën. “Por Gunners kishin marrë Nasri, që kishte zgjedhur atë fanellë dhe unë nuk mund ta marr”.

“Atëherë zgjodha 14. Nuk jam supersticioz dhe në atë moment kam menduar për rëndësinë që mund të kishte ajo fanellë. Më pas i kam thënë vetes ‘dreq. Kam marrë fanellën e Henry!”.

“Pas pak kohësh nga ai moment, kam marrë një fanellë me autografin e Henry, i cili më ka shkruar ‘Ke numrin 14, sillu si i tillë”.

Nga fanella e kampionit francez te një tjetër yll: Messi.

“Në ato vite luanim shpesh kundër Barcelona-s. Një herë Messi më ka kërkuar fanellën dhe unë kam menduar ‘Uau! Lojtari më i mirë në botë më kërkon fanellën mua… Nuk mund ta besoja se e kishte bërë”, ka thënë Walcott për talkSport.